Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh, shpëton drejtuesi i mjetit

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Lalar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Patosit, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime, pasi ka dalë në kohë nga makina sapo ka konstatuar flakët.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×