Shifra fantastike, Cristian Shpendi, sulmuesi më efikas në Itali

8 gola në 10 ndeshje në Serie B. Cristian Shpendi po zhvillon një super sezon në aspektin personal, shifra që nuk kanë kaluar në heshtje duke “zgjuar” edhe një herë interesimin e klubeve të rëndësishme në Itali. Shpendi është kthyer në protagonistin absolut për ekipin e tij Cesena, fakt që e konfirmojnë edhe shifrat.

Në 11 ndeshje në total, përfshi këtu edhe një sfidë në Kupën e Italisë, C.Shpendi ka shënuar 72,7% të gjithë golave që Cesena ka realizuar këtë sezon. Aktualisht, “bomberi” kuqezi është sulmuesi më efikas në Itali, ku përfshihen 3 kampionet kryesore në vendin fqinj.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat italiane, në vendin e dytë pas Shpendit, renditet Antonio Di Nardon i Juve Stabias me këtë të fundit që ka shënuar 63.8% të gjithë golave për ekipin e tij. Në vendin e tretë renditet sulmuesi i Monza-s, Gustavo Varela i cili këtë sezon ka shënuar 9 gola, ose e thënë ndryshe 59% të golave që Monza ka shënuar deri në këtë pikë të sezonit.

Për Cristian Shpendin ky është starti më i mirë në karrierë pasi shifrën më të lartë në një sezon të vetëm e ka në kuotën e 10 golave. Me këto ritme, vendoja e një rekordi të ri nga C.Shpendi është vetëm çështje kohë pasi është vetëm 3 gola larg.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×