E bënë më të dobët seç ishte, si Beyonce kërkoi t’i ndryshoheshin format trupore në posterin e filmit “Austin Powers In Goldmember”

screenshot-2022-07-16-141608

Pasi mori rolin ikonik të Foxxy Kleopatrës në filmin hit të vitit 2002 “Austin Powers In Goldmember”, Beyonce nuk kishte frikë të thoshte mendimin e saj.

Fituesja 28 herë e çmimit ‘Grammy’ ishte vetëm 19 vjeç kur fitoi rolin e agjentes së FBI-së. Pavarësisht moshës së saj, ‘Queen Bey’ nuk e kishte problem t’u thoshte shefave se nuk i pëlqente posteri i filmit pasi e bënë të dukej “shumë e dobët”.

Duke folur për ‘Vulture’ në 20 vjetorin e publikimit të filmit, Kate Biscoe, grimierja e filmit, tha se posteri u kthye për t’u modifikuar pasi këngëtarja u kërkoi atyre të tregonin më shumë nga pesha e saj e vërtetë.

“Kur po xhironim, dikush i solli asaj një poster që do të promovonte filmin,” tha Biscoe për median. “Ai ia tregoi asaj dhe e pyeti ‘A të pëlqen?’ Dhe ajo tha: ‘Më bëre shumë të dobët. Nuk jam unë. Dhe ai tha, “Mirë, ne do ta rregullojmë atë.”

Biscoe vazhdoi: “Beyonce u largua për të bërë skenën dhe unë e shikova atë dhe buzëqesha. Më pas pyeti asistentin nëse kjo ishte hera e parë që një aktore të kërkonte që në poster të bëhej më e shëndoshë.”

Ai tha: ‘Po. Do të më kushtojë mijëra dollarë, por unë do ta bëj.”

Paraqitja e Beyonce në “Austin Powers” shënoi projektin e saj të dytë të madh të aktrimit pasi luajti në “Carmen: A Hip Hopera”, në 2001.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×