
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për mësuesin e edukimit fizik, Albano Ameti, 35 vjeç, i cili u ndalua nga policia pas denoncimit të shtatë nxënëseve të mitura që e akuzojnë për ngacmim seksual në ambientet e shkollës.
Vendimi është marrë këtë të diel, pasi 35-vjeçari u paraqit përpara Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për vlerësimin e masës së sigurisë. Me këtë vendim, mësuesi do të hetohet në gjendje të lirë, duke pasur detyrimin të paraqitet pranë autoriteteve sipas përcaktimeve të gjykatës.
Ngjarja u bë publike më 6 nëntor, kur shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, denoncuan mësuesin për sjellje të papërshtatshme dhe ngacmime të dyshuara seksuale gjatë zhvillimit të mësimit.
Pas kallëzimit, Policia e Vlorës ndërhyri duke ndaluar 35-vjeçarin, i cili kishte rreth tre muaj që ishte pjesë e stafit pedagogjik të këtij institucioni arsimor.
and then