
Enis Rexhepi u largua nga Shqipëria, pasi kishte luajtur ndeshje zyrtare me ekipin U-19. Federata e Futbollit të Kosovës punoi në prapaskenë për ta bindur 18-vjeçarin, që të largohej nga kuqezinjtë.
Ndryshe nga Kombëtarja shqiptare, Kosova e mori menjëherë herë në ekipin e parë.
“Ka qenë shumë lehtë me vendos për Kosovën se e kam vendosur me zemër. I kam edhe shokët që luajnë në Bundesligë, Gjermani. Projekti shumë po më pëlqen këtu.
Kosova i ka lojtarët shumë të mirë. Unë jap maksimumin për të qenë në formacion”, u shpreh Rexhepi.
and then