Punëtori në Pogradec bie nga skela gjatë punës në një objekt, dërgohet drejt Tiranës për trajtim të specializuar

Një punëtor është rrëzuar nga skela teksa ishte duke punuar në një objekt në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e rënies, punëtori ka pësuar dëmtime në kokë. Ai raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por për shkak të dëmtimeve të marra do të transportohet drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

Ndërkohë, policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të punëtorit nga skela.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×