Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

Një e treta e sezonit në Serinë A ka përfunduar dhe pushimi i kampionatit ka sjellë edhe bilancin e parë statistikor. Opta ka publikuar një renditje alternative, të bazuar në pikët e pritshme, që tregon se cilat skuadra kanë marrë më shumë dhe cilat më pak pikë sesa kanë merituar nga paraqitjet në fushë.

Sipas këtij modeli, Interi duhet të kryesonte kampionatin me 26.5 pikë, i ndjekur nga Roma me 21.8 dhe Juventusi me 21.3 pikë. Bardhezinjtë, megjithatë, në renditjen reale kanë grumbulluar vetëm 18 pikë dhe ndodhen në vendin e shtatë.

Edhe Napoli është mes skuadrave që kanë marrë më pak pikë sesa tregojnë statistikat, pasi sipas Opta-s duhet të kishte 19.5 pikë, 4.5 më shumë se bilanci aktual.

Në krahun tjetër, Lazio rezulton skuadra që ka përfituar më shumë nga rezultatet, me 11.7 pikë mbi pritshmëritë statistikore. Edhe Milani ka një bilanc pozitiv prej 7 pikësh.

Ndërkohë, Monza, Fiorentina dhe Venezia janë skuadrat më të penalizuara nga rezultatet, pasi kanë grumbulluar dukshëm më pak pikë sesa meritonin sipas modelit statistikor. Një tjetër dëshmi se renditja aktuale nuk pasqyron gjithmonë plotësisht atë që skuadrat prodhojnë në fushën e lojës.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×