
Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me të bashkëpandehurit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilët po gjykohen veçmas në një proces me gjykim të shkurtuar.
Mes tyre është edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka.
Sipas njoftimit, vendimi për çështjen do të shpallet më 25 nëntor, në orën 15:30.
Çështja ndaj Bushkës dhe të bashkëpandehurve të tjerë po shqyrtohet në një proces të veçuar nga ai ndaj Erion Veliajt.
and then