Atentat në Spanjë/ Ekzekutohet me armë zjarri 39-vjeçari shqiptar, dyshohet për larje hesapesh

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në një atentat të ndodhur në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, ngjarja dyshohet se lidhet me një larje hesapesh.

Krimi i rëndë është regjistruar pak para orës 13:00, në ambientet e kompleksit sportiv dhe argëtues Playa Flamenca Sport Club.

Mësohet se shqiptari ndodhej në tarracën e një lokali, kur një person i armatosur iu afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas atentatit, autori, i dyshuar si vrasës me pagesë, është larguar nga vendngjarja me një skuter elektrik. Kjo është bërë e ditur nga dëshmitarët që ndodheshin në zonë në momentin e ngjarjes.

Policia spanjolle ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit dhe identifikimin e autorit, i cili është shpallur në kërkim.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×