E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për shpërdorim detyre

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, lidhur me transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit.

Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Veliaj pretendon se transferimi i tij është kryer në shkelje të ligjit, duke kërkuar hetimin e përgjegjësisë së drejtueses së sistemit penitenciar për këtë vendim.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×