
Pas sigurimit të kalimit në Ligën B, nuk mund të mos ishte i lumtur trajneri i kombëtares Maran.
“Komplimente për lojtarët që me paraqitjet e tyre e arritën këtë objektiv. Janë disa fitore, kanë debutuar tre lojtarë dhe janë përmirësuar disa statistika. Kemi arritur rekord pikësh. Kemi arritur të shënojmë dhe të pësojmë pak.
Në fillim të një rrugëtimi nuk e percepton sesa do përgjigjet skuadra, por me zhvillimin e këtyre ndeshjeve, kemi kuptuar se skuadra është rritur shumë. E kam kuptuar nga dëshira që lojtarët kanë treguar.
Jemi në pikat e duhura që të shkojmë në Europian. Dua të falënderoj presidentin që më besoi. Jam i lumtur për tifozët dhe mbështetjen që kanë treguar ndaj nesh”, deklaroi Maran.
and then