
Akoma nuk dihet nëse Shqipëria do të jetë në një grup me 4 apo 5 skuadra në kualifikueset e Europianit 2028. Fakt është se kuqezinjtë do të jenë në vazon e tretë në short, duke shmangur dramën që do të sillte një tjetër skenar.
Zyrtarisht janë konfirmuar të gjitha ekipet e vazos së parë dhe pestë.
Shorti do të mbahet më 6 dhjetor në Belfast të Irlandës e Veriut. Viti i ardhshëm është vendimtar për të ardhmen e Rolando Maran, që ka si objektiv kualifikimin në Europian.
VAZO E PARË (E GJITHA E KONFIRMUAR)
Angli, Portugali, Francë, Holandë, Spanjë, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Itali, Greqi, Norvegji, Kroaci
VAZO E PESTË (E GJITHA E KONFIRMUAR)
Maltë, Azerbajxhan, Lituani, Andorrë, Gjibraltar, Lihtenshtajn
Shënim: Vazo e pestë vlen vetëm nëse Shqipëria do të jetë në një grup me 5 skuadra.
and then