INTERVISTA/ “U mësuam keq me Europianin, duhet të arrijmë objektivin”, Salihi s’ka dilema: Hysaj më i miri, mos krijoni alibi për kombëtaren (VIDEO)

Një Shqipëri që fiton, që bind dhe që duket se po ndërton gradualisht një identitet të ri në fushën e lojës. Liga e Kombeve ishte një provë e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët arritën ta mbyllnin Grupin C1 në vendin e parë, duke siguruar ngjitjen në Ligën B. Për kombëtaren, zhvillimin, të ardhmen dhe potencialin tonë, në Sport Neës në Neës 24, foli ish-kapiteni i kombëtares, Hamdi Salihi.

Salihi, ka vend për të festuar gjatë, apo thjeshtë ishte detyrim të mbyllim Grupin C1 në vendin e parë?

Është moment për të festuar, është një objektiv i arritur. Ndeshjet e tjera vijnë shumë shpejt dhe duhet të përgatitemi.

Përtej peshës së rivalëve, fakt është se vendin e parë e arritëm me shifra rekord. Sulmi më i mirë, mbrojtja më e mirë, rekord pikësh. Çfarë do veçoje? Çfarë të bëri më shumë përshtypje?

Kjo është e bukura që kemi arritur si ekip. Ekipe si Finlanda dhe Bjellorusia, janë ekipe që duhen kaluar patjetër. Kjo është ajo që duhet të ndalemi dhe  të shikojmë se ku mund të shkojmë. Arritja e vërtetë, kemi kaluar në këtë fazë. Është zhgënjim nëse nuk arrin. Jam i lumtur që kemi arritur këtu. Nga dita e parë deri në fund, kam parë nxitje. Po përmirësohen edhe gabimet.

A mund të flasim për një filozofi të re, për një ekip më ofensivë? Si e lexon ti Shqipërinë e Maran? Çfarë ka ndryshe psh nga Shqipëria e Sylvinho-s?

E kemi folur edhe më përpara. Që ditën e parë, nuk ka ardhur në kërkim të një revolucion. Ka marrë përpara gjënë, ka marrë gjërat e mira dhe ka synuar që ekipi të përmirësohet. Duket që në atë që kërkon në fushën e lojës, janë shumë gjëra që kanë qënë përpara, është munduar me vendos dorën e vet në dsa gjëra, sidomos në presing komplet si ekip. Akoma jemi në një nivel që e kemi kaluar.

Ideja është, a do të ruajmë të njëjtën filozofi edhe kur gjërat të bëhen serioze, pra në kualifikueset e “Euro2028”. A e kemi potencialin për të zhvilluar një futboll të tillë ofensivë përballë rivalëve “big”?

Jo vetëm trajneri, por të gjithë punojnë përditë. Rezultati tregon punën, shpresoj që të kalojmë në një fazë me ekipe si Polonia, si të thuash vazo e dytë e nivelit europian. Nëse mbërrijmë aty, është diçka e jashtëzakonshme.  Le ta kalojmë edhe këtë hap.

Qendra e re e projektit të Maran është kthyer Ernest Muçi. Mqs ti ke qenë pjesë e stafit të Sylvinho-s prej vitesh, e njeh mirë edhe Muçin. Pyetja që shtohet sot kudo: Pse Sylvinho nuk e preferonte?

Edhe Maran e ka vendosur Muçin si pikë, nuk e kemi asnjë lojtar që një lojtar të marrë ekipin ashtu siç e merr ai. Muçi po kalon formë të mirë, është momenti i tij, trajneri e ka shfrytëzuar atë moment.  Edhe më herët, Sylvinho apo edhe të tjerët, janë munduar me Muçin por nuk kanë mundur dot. Është e mira që kemi disa opsione dhe le të kemi sa më shumë lojtarë që janë në këtë fazë.

Ndaj Bjellorusisë, përtej rezultatit, u duk se nuk e kishim një Plan B pa Muçin. Ndërkohë nuk preferoi as Bajramin e as Mehmetit. A mund të ndryshojë kjo qasje në vijim.

Ka një veçanti, jo gjithmonë lojtarët zëvendësohen kokë me kokë. Kur dikush mungon, mund të vijnë edhe të tjerë që ndryshojnë rreshtimin. Kjo është ajo që bëri trajneri.

I njëjti diskutim edhe me Hysajn, përtej rendimentit të tij fantastik. Nuk kemi ende një plan B, një zëvendësues për të. A kemi humbur shumë kohë në këtë pikë?

Të them të vërtetën, u bë periudhë e gjatë që diskutojmë këtë gjë, Hysaj vijon e bën më mirë. Hysaj është më i miri i mundshëm, nëse do mbërrijnë atë kohë, do ketë e të tjerë të mirë. Nuk është koha e duhur për të krijuar emra apo rezerva. Hysaj ka bërë dy ndeshje të mira.

E fundit Salihi. Më 6 dhjetor hidhet shorti për kualifikueset e “Euro2028”. Jemi në vazon e tretë. Beson se do të shkojmë për herë të tretë në Evropian?

Europiani? U mësuam keq. Duhet të arritet. Kur je pretendent, arritja e Europianit është arritja e objektivit.

 



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×