Aksident në Vlorë, u përplas nga një automjet, përfundon në spital 50-vjeçari

Një aksident rrugor është regjistruar pak çaste më parë në rrugën “Zenel Mura” në qytetin e Vlorës, ku janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, një 50-vjeçar, ka mbetur i plagosur, duke marrë dëmtime në pjesën e kokës, konkretisht në ballë. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 50-vjeçari mbante kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit, por pavarësisht kësaj ka pësuar dëmtime nga përplasja.

Në aksident është përfshirë një automjet tip “Benz”, me targa AA 007 NB.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×