
Lara Colturi shihet si një nga pretendentet më serioze për të triumfuar në garën e sllallomit në Kupën e Botës në skijim alpin. Madje, ish-kampionia e botës, Marlies Raich, e konsideron skitaren që përfaqëson Shqipërinë si favoriten kryesore për ta fituar globin e kristaltë këtë sezon.
Në një vlerësim të publikuar nga gazeta zvicerane “Blick”, Raich ka përzgjedhur pesë skiatoret që, sipas saj, kanë potencialin më të madh për të luftuar për kreun e renditjes. Në krye të listës renditet pikërisht Colturi, e cila lë pas emra të njohur të skijimit botëror si Camille Rast, Mikaela Shiffrin, Katharina Truppe dhe Emma Aicher.
“Dy vende të dyta, në Solden dhe Levi. Lara është në formë të lartë. Për mua, ajo është në formë më të qëndrueshme se në vitin e kaluar. I gjithë ekipi i saj është me aftësi të mëdha dhe i fokusuar në shmangien e gabimeve, që ajo të mos i bëj ato dhe të mos i përsëritë. Lara ka disa vjet eksperiencë dhe së fundmi i ka mbushur 20 vjeç. E shoh atë në krye të renditjes së skitareve në sllallom në fund të dimrit”, ka deklaruar Raich të enjten për “Blick”.
and then