Plagosje në Pogradec, goditi me thikë në qafë dhe dorë 39-vjeçarin, arrestohet autori

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku mbeti i plagosur një 39-vjeçar, me inicialet O.V.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 55-vjeçar me inicialet G.G. Sipas informacioneve, i plagosuri ka marrë dëmtime në qafë dhe në dorë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve paraprake, materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Ngjarja vjen pas plagosjes së regjistruar në fshatin Neviçisht të Korçës, duke shënuar një tjetër incident me përdorimin e thikës në juglindje të vendit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×