Zjarr i përmasave të mëdha në Nartë të Vlorës, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së dielës zonën e Nartës, në hyrje të qytetit të Vlorës.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar shqetësim dhe bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës. Menjëherë pas njoftimit, efektivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për izolimin e vatrës së zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera.

Deri më tani nuk ka informacion për shkakun e rënies së zjarrit. Ndërkohë, pritet që të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×