Akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit/ Gjykata Penale shpall të pafajshëm Erzen Breçanin

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Erzen Breçanin, i cili ishte i dyshuar për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Çështja ndaj Breçanit kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës pasi Gjykata e Posaçme (GJKKO) shpalli moskompetencën për gjykimin e saj. Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit akuzohej për pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim dhe përkrahje të autorit të krimit, akuza të cilat ai i ka kundërshtuar.

Me vendimin e pafajësisë, Gjykata Penale e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj tij.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×