Tenis/ 4 muaj jashtë, Sinner i nënshtrohet operacionit, italiani do të mungojë në Australian Open

Jannik Sinner i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e djathtë, për të zgjidhur problemin që e ka mbajtur jashtë fushave që prej muajit korrik. Operacioni u krye në Finlandë, nën kujdesin e kirurgut Lasse Lempainen, ndërsa ndërhyrja konsistoi në zgjatjen e bandës iliotibiale, me qëllim reduktimin e tensionit në artikulacion.

Numri dy në botë pritet të qëndrojë larg aktivitetit për rreth 4 muaj, çka konfirmon mungesën e tij në Australian Open, që nis në fund të janarit. Rikthimi në stërvitje parashikohet në muajin mars, ndërsa objektivat e para mund të jenë turnetë Masters 1000 të Indian Wells dhe Miami.

Pas operacionit, tenisti italian do të ndjekë një program të kujdesshëm rehabilitimi, përpara se të rikthehet gradualisht në garat zyrtare. Ndërkohë, mbetet në diskutim edhe mundësia e përdorimit të renditjes së mbrojtur në ATP, në rast se mungesa e tij zgjatet për të paktën gjashtë muaj.

Për Sinnerin, prioritet absolut është rikuperimi i plotë, për të shmangur çdo rrezik dhe për t’u rikthyer në nivelet më të larta të tenisit botëror. Kështu turneu i parë Grand Slam për vitin 2027 do të zhvillohet pa një prej tenistëve më të mëdhenj të viteve të fundit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×