
17-vjeçari është identifikuar dhe kapur nga Policia, pasi dyshohet se plagosi me thikë një punonjës të një fast food-i në qytetin e Fierit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku i mituri dyshohet se goditi me mjet prerës në bark 29-vjeçarin B. M., punonjës në këtë subjekt.
Pas plagosjes, 29-vjeçari u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes.
Pas veprimeve hetimore dhe kërkimeve të kryera, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e 17-vjeçarit me inicialet G. A.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
and then