Liverpul harron disfatën në garën për titull, skuadra e Jurgen Klop zyrtarizon transferimin e parë të merkatos

Liverpuli duket se e ka lënë pas zhgënjimin në garën për titull, ku ditën e djeshme pavarësisht fitores e përfundoi kampionatin në vendin e dytë, duke humbur kështu trofeun i cili shkoi në duart e Pep Guardiolës dhe Mançester Sitit të tij. “The Reds” kanë zyrtarizuar ditën e sotme arritjen e marrëveshjes me Fulhamin për transferimin e Fabio Karvaljos në “Anfield”.

6567575

Skuadra e Jurgen Klop ka paguar 5 milionë paund për këtë transferim, ku është parashikuar dhe një bonus prej 2.7 milionë euro në rast se arrihen disa objektiva në planin individual që lidhen me ndeshjet që talenti do të luaj në sezonin e parë dhe trofetë që do të fitohen.

19-vjeçari bëhet kështu transferimi i parë i Liverpulit në këtë merkato dhe do t’i bashkohet skuadrës në grumbullimin për sezonin e ri në datën 1 korrik.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×