Bajerni i Mynihut dhe Manuel Nojer kanë vijuar bashkëpunimin e tyre edhe për të paktën dy vitet e ardhshme deri në vitin 2024.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Bavaria me anë të një postimi në llogaritë e saj të rrjeteve sociale.
Lideri i skuadrës bavareze erdhi te Bajerni i Mynihut në vitin 2011 nga Shalke 04 ku ka arritur të fitojë 10 tituj kampionë në Bundesligë, 5 Kupa të Gjermanisë, 6 Superkupa të Gjermanisë, 2 Champions, 1 Botëror për Klube, 1 Superkupë të Europës dhe duke koleksionuar gjithsej dhe 472 prezenca në total me Bajernin.
Në sezonin që sapo lamë pas portieri 36-vjeçar gjerman u aktivizua në total në 28 ndeshje në Bundesligë.
🤝 𝗡𝗘𝗨𝗘𝗥 𝟮𝟬𝟮𝟰 🤝#MiaSanMia #NeuerTheWall pic.twitter.com/emc9xh8lGt
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 23, 2022
– Arena e Lajmit

Loading…