Edicioni futbollistik 2021/2022 i Serisë A përfundoi mbrëmjen e djeshme me Milanin e “kurorëzuar” si kampion i Italisë pas 11 vitesh.
Faqja e njohur e statistikave “OPTA Paolo” ka zbuluar formacionin ideal të sezonit të sapo përfunduar në Serinë A italiane.
Dominon Milani me katër lojtarë, Interi me dy, Juventusi, Lacio, Torino, Napoli dhe Sasuolo të gjitha me nga një futbollist.
Në formacionin e përbërë me modulin 4-3-3, në portë është Menjo.
Në mbrojtjen e përbërë me katër, nga e djathta në të majtë, Kuadrado, Bremer, Tomori dhe Teo Hernandez.
Në mesfushën me tre lojtarë janë, Brozoviç, Çalhanollu dhe Fabian Ruiz. Tredhëmbëshi i sulmit është, Leao dhe Berardi në mbështetje të Çiro Imobiles.
XI – Qui la Top XI del campionato di Serie A 2021/22 basata sui dati Opta. Sublime.#SerieA #OptaTopXI pic.twitter.com/F4B62zjNaT
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) May 23, 2022
– Arena e Lajmit

Loading…