FOTO/ Me pushime në Shqipëri, italiani humb kontrollin e makinës, aksidentohet rëndë në Memaliaj

Aksidenti

Aksident automobilistik në aksin Memaliaj-Mallakastër. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me karaxhatën anësore metalike. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në vendin e quajtur ‘Mogila’ gati 4 km nga qyteti i Memaliajt.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se një automjet i marrë më qira nga një shtetas italian, ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes se kontrollit të drejtuesit te mjetit.

Drejtuesi i mjetit i cili po vinte ne drejtimin jugor, ka pësuar lendime serioze dhe është transportuar menjëherë ne spital. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×