Konflikti me armë në Vlorë, gjykata liron efektin e “Delta Force”: Qëlloi për vetëmbrojtje, jo për…

Vlore Policia Naten

Gjykata e Vlorës ka nxjerr sot nga qelia efektivin e “Delta Force” Lisien Myrtaj, i cili pesë ditë më parë u përfshi në një konflikt me armë në qytetin bregdetar. Ky vendim ka ardhur pas hetimeve të kryera ku është dokumentuar me prova se efektivi i policisë ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Burime nga seanca gjyqësore, kanë konfirmuar se këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur një gëzhojë e plasur dhe disa të tjera të paplasura, që i përkasin pistoletës së të riut tjetër, që është në kërkim

Nga sa raportohet, Myrtaj i është kundërpërgjigur më pas me armën e shërbimin, nga një distancë 5-10 metra me qëllim për ta trembur dhe jo për ta ekzekutuar. Ky përfundim del edhe nga fakti se në karikatorin e armës janë gjetur 8 fishekë, që sipas hetuesve, i ka pasur mundësitë nëse ka pasur si qëllim për ta ekzekutuar. Gjithashtu, mësohet se ka qenë vetë Lisien Myrtaj që ka njoftuar policinë se është përfshirë në një konflikt. Fillimisht, numri i policisë i ka dalë i zënë, por më pas i ka informuar uniformat blu, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe e gjetën autorin pikërisht aty duke i pritur. Nisur nga këto prova, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ më Lisien Myrtaj.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×