Pronare e hotelit, por pa asnjë të drejtë, si u tjetërsua prona në mes të Tiranës, 2 djemtë e të moshuarës mashtruan Kadastrën

F8d57132ac085054f52deef293804cde Xl

Nën dyshimet për shpërdorim detyre shtatë zyrtarë të Kadastrës së Tiranës u pezulluan nga detyra me vendim të gjykatës së Tiranës. Prokuroria i akuzon për tjetërsim të një prone në qendër të kryeqytetit, të cilën e legalizuan si hotel.

Hetimi nisi pas kallëzimit të një gruaje të moshuar ndaj dy djemve të saj. Kallëzuesja iu shpjegoi hetuesve se tjetërsimi i pronës nisi me deklarimin rremë të dy djemve të saj Elvis dhe Endri Turtulli, ndaj të cilëve gjithashtu është caktuar masa e detyrimit për paraqitje për akuzën e mashtrimit.

Nga hetimet e kryera nga prokurori Bledar Valikaj dy djemtë atëkohë 18 dhe 16 vjeç, deklaruan në zyrën e ALUIZNIT se hotel “Europa” ishte ndërtim pa leje, sepse pretendonin se ishte ngritur si objekt në 1998, në një kohë kjo që për ndërtesën në fjalë kishte dale certifikata e pronësisë që në 1995.

Hipoteka ishte ne emër të Beqir Turtullit, ish-bashkëshortit të të moshuarës.
Në dosje thuhet se bazuar në deklarimet e rreme të dy vëllezërve në 2015 zyrtarët e legalizuan objektin që ndodhet afër Gjykatës së Lartë. Pronësia e tij kaloi në emër të dy djemve të të moshuarës, ndërkohë nëna e tyre nuk gëzonte asnjë të drejtë pronësie, edhe pse me vendim gjykate ajo ishte pronare e hotelit. Sipas të dhënave të dosjes një pjesë e pronës ishte shitur. Zyrtarët e Kadastrës dhe dy vëllezërit Turtulli pritet të dalin përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×