Berisha flet për hapjen e partisë dhe frontin e ri opozitar: Do krijojmë Borde Kombëtare me shqiptarë dhe të huaj

Whatsapp Image 2022 06 10 At 12.29.50 Pm

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sqaruar sërish deklaratat e tij ku foli për hapje të partisë dhe krijimin e një fronti të ri opozitar.

Berisha tha se do të krijohen Bordet Kombëtare me shqiptarë dhe të huaj që duan të bashkëpunojnë dhe të japin kontributin për fusha të caktuara.

“Hapja nënkupton afrimin me PD-në, të vlerave, individëve, të ekselencës, njerëzve me ideale që duan ti afrohen kësaj partie. Një grup pedagogësh, mjekësh, avoketërisht, shpallën anëtarësinë e tyre në PD. Tani do ngrihen Bordet Kombëtare sipas fushave në të cilat ne do të përpiqemi të tërheqim njerëz të ditur të atyre fushave shqiptarë brenda dhe jashtë vendit”, tha Berisha.

Sipas tij “Sikundër bordet janë të hapura dhe për të huaj që ndajnë me ne vlera të përbashkëta dhe duan që të kontribuojnë. hapja duhet të fuqizojë dimensionin e të rinjve dhe të zonjave, vajzave dhe grave. Kjo është për partinë, fronti është diçka tjetër. Fronti është vendosja e organizuar, ose krijimi i një fronti të përbashkët me të gjitha forcat politike opozitare, me të gjithë individët apo organizatat e shoqërisë civile që duan të angazhohen”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×