“Nuk bashkëpunojmë me non-grata”, Berisha i përgjigjet Raportuesit të CDU: Kam përkrahjen e shqiptarëve

Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur në deklaratën e tij për mediat lidhur me opinionet e dhëna në Tiranë nga raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer.

Beyer theksoi se Gjermania do t’i qëndrojë krah SHBA-ve në vendimin për të mos bashkëpunuar me persona të shpallur non-grata dhe kërkoi një forcim të opozitës në vend, por Berisha shprehet se në betejën e tij ka përkrah vetëm shqiptarët.

“Këtë betejë Sali Berisha nuk e ka nisur me asnjë përkrahje të askujt përveç shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë ndihem më i motivuar se kurrë nga mbështetja e shqiptarëve. Ju besoj jeni dëshmitarë të kësaj’, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×