Alegri: Pogba nuk vjen se ka frikë se e mund në basketboll

Intervistë e gjatë me mikrofonat “Dazn” nga Andrea Barzalji për Masimiliano Alegrin brenda mureve të qendrës sportive “Continassa”. Një pamje paraprake e vogël e lëshuar në kanalet sociale të transmetuesit në lidhje me temën e Pol Pogbasë.

dfdfffdfdfdfdf

“E mbani mend atë koshin ku keni luajtur me Pogbanë, kush e di që nuk do të ktheheni të luani…”, pyeti ish-mbrojtësi. Përgjigjja e teknikut nga Livorno nuk mungoi: “Pogba sigurisht që nuk kthehet sepse ka frikë të më sfidojë (qesh), kështu që nuk vjen. Mendoi, pastaj humbi fillimisht me këmbë, pastaj me duar dhe më pas ai iku. Kjo është e largimit të tij”, tha me shaka italiani. Por ndërkohë që gjasat që mesfushori francez të rikthehet në Torino janë më të mëdha se kurrë.

Kjo javë shihet si vendimtare për ta bindur lojtarin të veshë sërish uniformën bardhezi pasi e bëri këtë disa vite më parë. Në marrëveshjen mes klubit bardhezi dhe lojtarit pritet të ketë ndikim dhe sponsori kryesor i Juventusit, “Adidas”. Brendi gjerman i veshjeve sportive është gjithashtu sponsori i lojtarit. Madje, këtë vit, Pogba pritet të bëhet simboli kryesor i markës gjermane, kjo pasi francezi është shumë i njohur në të gjithë botën.

Katari po afron dhe Juvja kërkon që ta mbyllë me Pol Pogbanë para muajit qershor në mënyrë që Alegri të planifikojë skuadrën e sezonit të ardhshëm me francezin në mesfushë. Me të, Juvja do të siguronte më shumë cilësi në mesin e fushës dhe më shumë muskuj, gjithsesi për të arritur te francezi do të duhet që klubi bardhezi të vijë me një ofertë të madhe, pasi paga e tij është për shumë klube e papërballueshme.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×