“Kam fituar peshë, kam celulit dhe strija!” Rina Balaj shfaqet me bikini dhe tregon format e saj të vërteta pa i edituar

rina-balaj-panorama-plus-2

Të jesh vetja dhe të pranosh trupin tënd ashtu siç është- ky është mesazhi i rëndësishëm që këngëtarja nga Kosova Rina Balaj ka përcjell tek ndjekësit e saj në rrjetet sociale së fundmi.

Rina njihet për format trupore shumë të mira dhe fotot e nxehta në rrjetet sociale. Por nuk ka asnjë komples të pozojë me bikini edhe kur nuk është në ditët e saj më të mira. Ajo prej disa ditësh ndodhet në Greqi ku po kalon edhe pushimet e kësaj vere mes koncerteve që ka mbajtur atje. Nga shteti fqinj artistja ka ndarë një foto të pa edituara, duke treguar se si duket trupi i saj pa asnjë ndërhyrje, ‘photoshop’ apo filtër.

Në foton e shpërndarë në Instagram ajo shihet me bikini të bardha, teksa shkruan se ka fituar peshë, ka celulit dhe gjithashtu strija të reja.

“Jam mësuar që të mos i rregulloj fotografitë e mia. Kam fituar peshë, kam celulit dhe kam po ashtu strija të reja”, kashkruar ajo.

Një mesazh mjaft me vlerë nga një njeriu me influencë. Përdorimi i Photoshop-it është një fenomen mjaft i përhapur që nxit debate dhe rreth të cilit ka qëndrime të ndryshme. Në aplikacione të ndryshme ekzistojnë me dhjetëra llogari që synojnë të ‘demaskojnë’ personazhet publike që editojnë fotot. Kjo nga ana tjetër, është një problem më vete edhe më i rëndë se përdorimi i Photoshop, të cilin e trajtuam ditën e djeshme në një artikull.

|KLIKO: Hip se të vrava, zbrit se të vrava- Pse njerëzit në rrjetet sociale nuk kënaqen as nga perfeksioni as nga defektet?

Editimi i imazhit është një faktor që ndikon në pakënaqësinë ndaj formave trupore dhe problemet e shëndetit mendor tek ne. Megjithëse ligji në Norvegji rrit ndërgjegjësimin për ndryshimin e fotove në Internet, ai nuk e zgjidh plotësisht problemin e shëndetit mendor tek të rinjtë dhe të rejat.

Le të shërbejë kjo si një thirrje zgjimi për ne se si imazhet e mediave sociale na manipulojnë dhe ndikojnë negativisht në mënyrën se si ne e shikojmë veten.

|KLIKOFotoja e operatores turistike që bëri xhiron e rrjetit/ Si po ndikon photoshopi tek të rinjtë dhe vendet që e kanë ndaluar me ligj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×