Fotot nga paparazzi/ Gjylameti dhe Këlliçi në një bisedë intensive, kolegët preferojnë të mos përfshihen

belind-kellici0cover

Edhe ky sesion parlamentar po shkon drejt fundit. Një vit dinamik, mbushur me zhvillime politike, ka shoqëruar deputetët përgjatë të enjteve në Parlament. Por duket se vendi për paqe është në oborr. Ndryshe nga foltorja, në ambientet e jashtme ata ruajnë miqësinë me njëri-tjetrin.

Në fotot e siguruara nga paparaci ynë shfaqet deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi teksa kalon disa minuta me deputeten e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Deputetja, e cila spikat me stilin e saj, kishte zgjedhur një palë pantallona të bardha dhe një xhaketë të kuqe. Gjithnjë elegante, ajo ka ndaluar për të takuar “kundërshtarët” politikë. Ajo dhe Belindi kanë kaluar disa momente në një bisedë, që nga gjestet duket shumë intensive.

Deputetja e PS-së diçka i ka sqaruar edhe me gjestikulacion Belindit, që duket teksa e ndjek gjithë vëmendje. Të tjerë ligjvënës kalojnë teksa biseda po mbahet, por më shumë sesa një vështrim kureshtar, nuk preferojnë të përfshihen në këtë bisedë. Natyrisht që kur janë në ato ambiente, vështirë se temat e trajtuara nuk janë politike, megjithatë nuk përjashtohet as mundësia e një bisedë miqësore.

Të dy personazhet janë ndër më të aktivizuarit në politikë, duke mos i kursyer akuzat për palën kundërshtare. Por ky është një moment “paqeje”, ku veç krahëve të kundërt politikë, janë miq në të përditshmen e tyre, madje nuk hezitojnë edhe të fotografohen teksa kalojnë minuta së bashku.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×