Fotot nga paparazzi/ Evis Kushin nuk ka kush ta shkëpusë nga telefoni

evis-kushi-cover-1

Nëse do ta identifikonim me diçka ministren Kushi, do të ishte padyshim raporti i ngushtë që ajo ka me telefonin. Ministrja e Arsimit është ndër politikanet që kryesisht kohën jashtë Parlamentit e ndan me koleget, duke përfituar nga ato pak hapa për t’i përshëndetur. Por kur nuk është me to, ajo përsëri nuk është vetëm.

Në shumë poza, në të gjithë sesionin parlamentar, ministren e kemi parë teksa shkruan apo flet në telefon. E tillë ka qenë tabloja edhe këtë të enjte. Ministrja ka dalë nga makina vetë, pa pasur nevojë për kujdesin e shoferit.

Dhe siç duket edhe nga fotot e siguruara nga paparaci ynë, ajo ka zbritur nga makina, teksa flet në telefon, i tillë ka qenë i gjithë rrugëtimi i saj i shkurtër deri në brendësinë e Parlamentit, ku ajo e ka pasur të pamundur të flasë apo të përshëndetet me kolegët, pikërisht për shkak të telefonatës, që duket e rëndësishme, për sa kohë ka zgjatur.

Natyrisht që edhe në javët e ardhshme, do të jemi vigjilentë, për të parë nëse kjo ministre do të vijojë të mbajë këtë raport me telefonin e saj, duke mos u shkëputur as në oborrin e Parlamentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×