FOTOLAJM/ Finalja e Ligës së Konferencës, kush është djaloshi shqiptar që do i dorëzojë topin zyrtar gjyqtarit

Edhe pak orë kanë ngelur nga starti i finales së Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit, që do të zhvillohet në “Air Albania” të Tiranës. Këto 2 ditë, të gjithë sytë e Europës, kanë qenë të drejtuar drejt Shqipërisë, ku do të mbahet finalja e parë e Ligës së Konferencës.

Djaloshi qe do te dorezoje topin

“Panorama Sport” ka arritur të zbulojë edhe identitetin e djaloshit të vogël që do t’i dorëzojë topin zyrtar kapitenëve dhe gjyqtarit para nisjes së ndeshjes. Ai quhet Endi Brahilika, teksa ditën e sotme bëri prova te hotel “Rogner”, për të përmbushur më së miri këtë mision që i është besuar.

Topin Endit do ia dhurojë fillimisht kapiteni legjendar i shqiptarësi, Lorik Cana, teksa më pas vogëlushi do e transportojë drejt gjyqtarit dhe kapitenëve të të dy skuadrave. Një moment historik për të dhe për gjithë Shqipërinë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×