Kastrioti projekton të ardhmen, krutanët nisin planet për sezonin e ardhshëm

Kastrioti i ka mbyllur llogaritë për këtë sezon me arritjen e objektivit, që ishte mbijetesa në Kategorinë Superiore. Duke u nisur nga ky fakt, drejtuesit kanë nisur që tani projektin për sezonin e ri.

kastrioti (1)

Gjithçka nis nga Emiljano Çelën. Trajneri, i cili është pa dyshim njeriu që gëzon meritat më të mëdha për sprintin në pjesën e dytë të sezonit, ku nga vendi i fundit, skuadra nën drejtimin e tij mori një seri fitoresh, duke konkurruar edhe kampionët e Tiranës.

Misioni i drejtuesve është të vazhdojnë me Çelën, i cili ka kushtet e tij. Edhe publikisht, ai ka deklaruar se është gati të rinovojë, por kërkon me patjetër të ruhet boshti. Një pjesë e mirë e titullarëve janë pa kontratë dhe në klub po bëjnë maksimumin për të rinovuar me ta. Ofertat nga ekipe më të mëdha e bëjnë misionin të vështirë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×