“Do të nisë çlirimi i administratës nga tenderat”, Rama: Një nga problemet tona më të mëdha nuk është korrupsioni, por paaftësia

Rama 4

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Konferencën e Parë Kombëtare të Antikorrupsionit, ka folur në lidhje me hapat e radhës që do të hidhen në mënyrë që tenderat të mos jenë më “barrë” e administratës.

Ai u shpreh se do të krijohet një strukturë e cila do të merret me tenderimet, ku ka paralajmëruar edhe përfshirjen e ekspertëve të jashtëm dhe kompanitë ndërkombëtare.

“Nuk është e rastit, që në raportet e ndërkombëtarëve Shqipëria hyn në grupin e vendeve më të zhvilluara nga ana dixhitale. Aty ku hyn në grupin e vendeve të prapambetura, është sektori privat. Duhet të bëjmë përpjekje që privati të kthehet në nivelin e shtetit të sektorit publik.

Dua të theksoj pjesën që ka të bëjë me tenderat. Është një transformim nëse nisemi nga ku ka filluar kjo punë.

Më tutje, dua të theksoj pjesën që ka të bëjë me tenderat. Është një transformim i pa imagjinueshëm nëse nisemi nga ku ka filluar kjo punë dhe në raportin që ne kemi përgatitur, i cili është vetëm raport faktik, nuk ka asnjë interpretim, nuk ka asnjë subjektivitet, ka vetëm fakte, flitet qartë për se si kemi lëvizur në drejtimin e duhur edhe në këtë aspekt, por edhe këtu kemi prap probleme se nëse do të thoshim që tenderat në Shqipëri kanë arritur transparencën dhe nivelin e drejtësisë që meritojnë të gjithë operatorët, atëherë ne duhet të ishim sot jo kandidatë për të çelur negociatat me Bashkimin Europian, por duhet të ishim sot në këmbë që të gjithë për tu bërë anëtarë të Bashkimit Europian.

Nuk jemi akoma aty dhe prandaj po përgatisim një fazë tjetër për të çliruar administratën nga pesha e madhe e këtij procesi, e procesit të kontraktimit të fondeve publike përmes tenderave për të përfshirë ekspertizën e jashtme dhe pse jo edhe kompani ndërkombëtare në mënyrë që administrata të bëjë administratën, ministritë të bëjnë ministritë dhe procesin e tenderimit ta bëjnë struktura të cilat kanë një pavarësi shumë më të madhe dhe një profesionalizëm shumë më të lartë sepse një nga problemet tona kryesore nuk është thjesht korrupsioni apo përzierja me qëllimin e devijimit të ligjit për përfitim, por është edhe paaftësia për të ndërtuar procese të cilat janë deri në fund profesionale, transparente, cilësore dhe të drejta”, ka deklaruar Rama.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×