
Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, në një komunikim për mediat bëri me dije se sipas përllogaritje të afateve, zgjedhjet e ardhshme mund të mbahen nga 15 prilli në 15 maj të vitit të ardhshëm.
Gjithashtu Balla u shpreh se zgjedhjet e ardhshme lokale sipas përllogaritjeve mund të mbahen nga 15 prilli, në 15 maj të vitit të ardhshëm.
“Duhet një punë konkrete për të parë forma të reja të organizimit, ka një rekomandim që gjithmonë çështjet që lidhen me reformat duhet miratuar një vit përpara për të pasur kohë dhe besoj që në rastin e reformës territoriale Komisioni të marrë kohën e duhur. Besoj do të jetë e nevojshme një zgjatje e mandatet dhe duhet të biem dakord në kohë që kjo zgjatje të bëhet. Konsiderimi apo anulimi i pikës dy të nenit që ka të bëjë me ndarjen e mandatit e ka bërë të pazbatueshëm të gjithë nenin e ndarjes së mandateve. Për zgjedhje të tjera të qeverisjes vendore çdo gjë është gati. Nëse i përllogarisim afatet, besoj që mes 15-prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshëm duhen mbajtur zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.
Arena e Lajmit