“Parandalim, ndërgjegjësim dhe dënim”/ Konferenca antikorrupsion, Ekonomi: Evolucioni i rëndësishëm nga digjitalizimi

Milva

Ministrja për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi në një intervistë për ‘News24’ foli për konferencën e parë ndërkombëtare të antikorrupsionit.

Ekonomi tha se duhet më shumë komunikim me publikun dhe se digjitalizimi është një aktivitet që ka vite që po ndodh.

Po ashtu shtoi se qëllimi kryesor mbetet parandalimi, ndërgjegjësimi dhe më pas dënimi.

“Është me shumë rëndësi , Shqipëria po e bën për herë të parë. Qeveria ka marrë përsipër të kryejë një reformë të madhe në sistemin e drejtësisë. Pra progresi që kemi bërë ka hequr një herë e përgjithmonë idenë që pandëshkueshmëri nuk ka. Shqipëria e ka vendosur rrugën e saj drejt demokracisë”, tha ajo.

Sa i përket mesazhit të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, për luftën kundër krimit të organizuar, ajo tha se fjala e saj ishte frymëzuese.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×