Kastrioti zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore për këtë sezon futbollistik, ndërsa sot do të përballet me Vllazninë në stadiumin e Kamzës, për llogari të javës së 36-të, e fundit për këtë sezon.
Lajmi i mirë për të gjithë është që skuadra e ka siguruar mbijetesën disa javë më parë, por sot do të kërkojë ta mbyllëme nder.
Lajmi i keq për trajnerin Çela është mungesa përshkak kartonësh e mesfushorit Edon Hasani, i cili në ndeshjen e fazës së shkuar mposhti i vetëm shkodranët me dy golat e tij.
Krahas shkodranëve, në dilemë është edhe mesfushori Arbër Basha, i cili u zëvendësua për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e fundit.
Gjithsesi, për këtë përballje krutanëve u rikthehet mesfushori Abaz Karakaçi, që mungoi javën e shkuar për shkak kartonësh.
Ashtu si ndaj Partizanit, edhe në këtë ndeshje krutanët me shumë gjasë do të luajnë me një formacion miks, paçka se ende nuk është vendosur përfundimisht.
Krutanët në këto ndeshjet e fundit kanë marrë rezultate zhgënjyese edhe për shkak se misioni është arritur, ndaj edhe në këtë përballje drejtuesit pritet t’u japin mundësinë elementëve të rinj.
Në përballjen me të kuqtë ishin dy lojtarë që debutuan për herë të parë në Superiore, Fjorest Grimci dhe Mikael Sulka.
– Arena e Lajmit

Loading…