Pamje të rënda/ Momenti i frikshëm gjatë koncertit të grupit “Mirror”, ekrani i madh bie nga tavani mbi performuesit dhe balerinët

hong-kong

Një moment i tmerrshëm u është xhiruar nga një fans gjatë një koncerti në Hong Kong, teksa një nga monitorët e mëdhenj të videove ra nga vendi ku ishte instaluar mbi kërcimtarët në skenë.

Grupi i djemve “Mirror” po luante në ‘The Hong Kong Coliseum’ të enjten mbrëma kur u ndodhi ngjarja e frikshme. Në videot që po qarkullojnë shihet se grupi është duke performuar kur papritmas një video-monitor i varur në tavan bie drejtpërdrejt mbi një nga kërcimtarët.Ekrani i rëndë bën një goditje të drejtpërdrejtë, duke i rënë balerinit në kurriz dhe duke e fiksuar poshtë në dysheme. Më pas një pjesë tjetër e ekranit rrëzon edhe një balerin tjetër.

Raporohet se të paktën pesë persona janë plagosur dhe tre janë shtruar në spital. Menaxheri i grupit, Ahfa Wong,  doli në skenë pas incientit për të kërkuar falje dhe anuloi pjesën e mbetur të shfaqjes.

Ky nuk është incidenti i parë që ka ndodhur kohët e fundit gjatë serisë së vazhdueshme të koncerteve të Mirror në Hong Kong Coliseum, i cili është planifikuar të zhvillohet nga 25 korriku deri më 6 gusht.

Gjatë performancës së tyre të 26 korrikut, një anëtar i grupit, Frankie Chan , u rrëzua nga skena ndërsa mbante një fjalim, duke shkaktuar reagime nga fansat e shqetësuar se vendi nuk po zbatonte masat e sigurisë për muzikantët. Pas asaj ngjarjeje, mbi 13,000 fansa nënshkruan një peticion duke u kërkuar organizatorëve që të kujdesen më mirë për interpretuesit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×