
Maluma sapo i është bashkuar listës së gjatë të të famshmëve që kanë zgjedhur Ishujt Baleare për pushimet e tyre verore. Gjatë gjithë këtyre javëve, ne kemi parë aty Aitana dhe Miguel Bernardeau; Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez; dhe María Pedraza dhe Álex González. Të gjithë kishin tre gjëra të përbashkëta: ata ishin në Ishujt Baleare, ishin çift dhe në bordin e një anijeje.
Dhe Maluma nuk do bën përjashtim! Këngëtari kolumbian është fotografuar me të dashurën e tij Susana Gomez në një jaht duke lundruar në detet e ishullit parajsor Formentera.
Këngëtarja i ‘reggaeton’ dhe Susana Gomez kanë marrë me qira një jaht luksoz për të kaluar disa ditë në Spanjë dhe sigurisht të shkrepin disa foto për Instagram. Paparacët e kanë kapur çiftin gjatë udhëtimit të tyre në Formentera dhe kanë shkrepur disa foto në të cilat Susana i bën foto Malumës
View this post on Instagram
E shihni si pozon Maluma para të dashurës së tij? Ata janë të adhurueshëm! Fotot që Susana i ka realizuar, ylli i ‘Felices los 4’ i ka publikuar në profilin e tij në Instagram, por ajo që nuk dinim ishte se kush ia kishte shkrepur. Epo dyshimi u zgjidh: personi që ishte pas kamerës në ‘postimin’ seksi të Maluma ishte e dashura e tij.
View this post on Instagram
Maluma është në një lidhje me Susana prej kohësh. Për të dashurën e tij ka shumë pak informacione pasi ajo nuk është personazh publik. Susan dhe Maluma janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku.
View this post on Instagram
Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.
“Faleminderit, Santa”, shkroi këngëtari në llogarinë e tij në Instagram krah një fotoje të paqartë ku shfaqej me Susan duke u puthur para pemës së Krishtlindjes.
View this post on Instagram
Ndërsa Maluma gëzon famën dhe është në qendër të vëmendjes, Susana është një arkitekte nga Kolumbia që jeton larg botës së spektaklit. Gómez është e dashura e parë e autorit të hitit “Corazon” pas ndarjes së tij me modelen Natalia Barulich. E kur me fansat është treguar i rezervuar, gjërat duken shumë serioze në lidhjen e tyre. Maluma e ka prezantuar atë me familjen e tij dhe Susana është tashmë shumë shoqe me Marlli Arias, nëna e Malumës.
Ajo shkon për mrekulli edhe me motrën e këngëtarit, Manuela Londoño. Dhe nuk është mjaftuar vetëm me dashurinë e vjehrrës dhe të kunatës, Susana ka një marrëdhënie të mirë edhe me Yudi Arias, tezen e këngëtarit.
Tani që lidhja e tyre është konsoliduar goxha, mund të jetë thjesht çështje kohe që profilet e tyre në Instagram të mbushen me momentet e bukura që fansat e tyre i kanë pritur prej kohësh.