Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Gramsh, rrezikohet pika e karburantit, zjarrfikësit ndërhyjnë në kohë dhe neutralizojnë zjarrin

Zjarri

Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin me pisha në Gramsh. Shkak i kësaj është bërë hedhja e një cigareje dhe për pasojë në pak minuta është shkrumbuar një sipërfaqe e madhe në dalje të qytetit në vendin e quajtur Çekrez.

Por situata ka qenë shqetësuese edhe për shkak në afërsi ndodhej një pikë karburanti. Por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë i mundur izolimi i flakëve.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Gramsh, Ilir Lapushi i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, sepse rreziku mbetet lartë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×