Video/ Më 7 korrik Kuvendi rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, Shehu: Hap pozitiv, inkurajoj mazhorancën të marrë guximin për…

Tritan Shehu 1

Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaroi sot se caktimi i datës 7 Korrik si dita për t’u shprehur me rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, është hap pozitiv.

Shehu tha se draft Rezoluta e PD për këtë qellim, e dorëzuar javë më parë, sipas rregullores është akoma e pa konsumuar, në pritje.

Ai u shpreh se inkurajon mazhorancën që të “marrë guximin” për të kaluar edhe kërkesën tjetër tonën, atë për Mocion me debat e Rozolutë për njohjen e dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, me detyrimet e qeverisë sonë për këtë hap.

POSTIMI I PLOTË
Sot në Kuvend!
Më në fund maxhoranca mori “guximin” për të pranuar hapjen e debatit për Mocion e Rezolutë në njohje e dënimin të gjenocidit serb në Srebrenicë.
Shpresojmë që të qëndrojnë në atë që deklaruan sot dhe të bëhen më të “guximshëm” nesër!
Pavarësisht “akroballëqeve” të sotme, caktimi i datës 7 Korrik për një debat të tille është hap pozitiv.
Draft Rezoluta e jone per kete qellim, e dorëzuar jave me pare, sipas rregullores eshte akoma e pa konsumuar, ne pritje…
Jemi te hapur per pasurimin e saj, mjafton qe te ruhet thelbi, ai i denimit te genocidit serb ne Srebrenice e kerkeses qe Serbia te kerkoje falje.
Ai Mocion e Rezolute per ato krime do te sherbente edhe si hap i pare per njohjen e denimin e genocideve serbe me tej, ne Kosove a ne Rajon.
Inkurajoj maxhorancen qe te “marre guximin” per te kaluar edhe kerkesen tjeter tonen, ate per Mocion me debat e Rozolute per njohjen e denimin e genocidit serb ne Kosove, me detyrimet e Qeverise sone per kete hap.
Fatkeqesisht edhe kjo kerkese shume e rendesishme, qe i ben nder Kuvendit tone, vazhdon te mbahet e bllokuar ne kundershtim te plote me Regulloren.
Ndoshta “guximi” i manifestuar sot ndaj “Srebrenices” do ta shtyje kete maxhorance te njohe e denoje ne menyren formale, direkte e te qarte ne termat, edhe genocidin serb ne Kosove, ashtu si ka vepruar Kuvendi i atij vendi.
Ndoshta…por e veshtire e eshte kjo!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×