Policia godet bandën e trafikut të narkotikëve në Perugia/ Arrestohet 24-vjeçari shqiptar, ja çfarë u sekuestrua

Capture

Karabinierët kanë “shkatërruar” një rrjet të trafikut të dozës në një operacion të zhvilluar në Perugia të Italisë. Si pasojë e operacionit është arrestuar një 24 vjeçar me origjinë shqiptare i njohur për autoritetet italiane për krime ndaj personit, trashëgimisë dhe drogës.

Pas raportimeve të përsëritura në lidhje me një rrëmujë të çuditshme në zonën e San Sistos në Perugia, detyruan autoritetet italiane të nisnin një kontroll.

Karabinierët ushtruan kontrolle në dy shtëpi, ndërkohë që në të parën u gjetën dy pako kokainë me peshë dy kilogram në një çantë të fshehur në dollap. Sasia e kokainës kapte vlerën e 200 mijë eurove.

Bashkë me pakot u gjetën gjithashtu edhe 77 gramë të tjera të paketuara veç dhe 9 doza të gatshme për shitje.

Në panelet elektrike në të njëjtin kat u gjetën gjithashtu 12 doza të tjera kokaine të paketuara, 2 kilogramë hashash me vlerë tregu 20 mijë euro.

Në apartamentin e dytë janë gjetur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme me vlerë 10 mijë euro.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×