
Një bandë personash të armatosur u futën me forcë në xhirimin e një videoje muzikore dhe përdhunuan tetë vajza të reja nga kasti në një qytet të vogël të Afrikës së Jugut këtë javë, tha policia të premten.
Forcat e sigurisë kanë arrestuar tre nga rreth 20 të dyshuar deri më tani për sulmin e së enjtes në periferi të Krugersdorp, një qytet i vogël në perëndim të Johanesburgut, tha ministri Bheki Cele.
Gratë ishin të moshës midis 18 dhe 35 vjeç, tha Cele, duke shtuar se një grua u përdhunua nga 10 burra dhe një tjetër nga tetë.
Madje burrat u zhveshën lakuriq dhe iu grabitën sendet e tyre personale, u tha ai gazetarëve në një konference.
“Duket sikur janë shtetas të huaj”, tha ai, duke iu referuar njerëzve që shfrytëzojnë ilegalisht minierat në vend.
Presidenti Cyril Ramaphosa tha në të njëjtën konferencë se ai kishte urdhëruar ministrin e policisë që të sigurohej që autorët të “kapen dhe trajtohen sipas ligjit”.