Sherr me kaçavida në Vlorë, plagoset 37-vjeçari, ja çfarë thotë policia

Kacavida

Një persona ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Vlorë pas një konflikti.

Zyrtarisht policia deklaron se rreth orës 12:20, pranë “Sheshit të Flamurit”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×