“Çfarë të them unë e shkreta”! Flet mes lotësh motra e 33-vjeçarit që u plagos në Mallakastër: Ishte shok me viktimën, e hapën pusin për të vaditur tokat

Motraaa

Gazetari Ervis Kuçi ka shkuar në fshat Lofkënd të Mallakastrës, aty ku dy shtetasit Besnik Veliaj, 38 vjeç, dhe Bledar Bregu, 33 vjeç, hyn të pastronin pusin e ujit, por mbetën të bllokuar brenda, ku fatkeqësisht 38-vjeçari ndërroi jetë.

Gazetari Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” dëshminë e motrës së 33-vjeçarit Bregu, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

E përlotur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, Enkelejda Banaj thekson se vëllai i saj ishte shok me viktimën dhe të dy bashkë kishin hyrë për të pastruar pusin.

“Çfarë të them unë e shkreta, unë erdha nga Patosi sot, çfarë të them. E hapën pusin për të vaditur tokat. Ata ishin shokë, ishin të dy beqarë. Mami njoftoi burrin tim në Patos dhe erdhëm. Ishin futur për të pastruar pusin”, rrëfen e motra e 33-vjeçarit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×