Përse u shfaq i veshur me fund në premierën e “Bullet Train”? Brad Pitt habit me përgjigjen e tij: Të gjithë do të vdesim një ditë…

brad-pitt-2-2

Brad Pitt i la pa fjalë të gjithë me paraqitjen e tij në premierën e filmit më të fundit “Bullet Train”.

Aktori ka lënë përshtypje për veshjen e një fundi në premierën e filmit. Pitt dha shpjegimin më të mirë që mundi se ku e kishte marrë frymëzimin për veshjen e tij.

“Unë nuk e di! Ne të gjithë do të vdesim një ditë, kështu që le t’i bëjmë pak gjërat lëmsh”, tha Pitt për Marc Malkin të Variety  .

Përvvec fundit ai kishte veshur dhe një këmishë ngjyrë rozë, një triko ngjyrë kafe e errët, njësoj si fundi dhe të kombinuara me një palë çizme të zeza dhe aksesorë ngjyrë ari.

Në filmin “Bullet Train” Pitt  ka rolin e një vrasësi me pagesë, i cili duhet të luftojë përmes një treni të mbushur me vrasës të rrezikshëm, të luajtur nga aktorë si Bad Bunny, Joey King, Aaron Taylor-Johnson dhe Brian Tyree Henry. Grupi zbulon se të gjitha detyrat e tyre mbivendosen me njëra-tjetrën dhe gjërat dalin jashtë kontrollit që andej. Regjisori i “Deadpool 2” dhe “Atomic Blonde”, David Leitch drejton filmin aksion.

Edhe pse dhuna është pothuajse e pamëshirshme në “Bullet Train”, Pitt sqaroi se ai ishte i lumtur të merrte përsipër disa momente të rrezikshme gjatë xhirimeve të filmit.

“Përpiqem të dal prej saj. Unë dua të kem një marifet”, tha Pitt. “Kjo ishte aksion-komedi, diçka që nuk e kam bërë kurrë më parë. Davidi dhe unë kemi qenë gjithmonë fansa të mëdhenj të Jackie Chan. Ne kemi folur për të për dekada. Ai është shumë i talentuar dhe madje i nënvlerësuar.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×