Tha se ishte në fund të karrierës si aktor, Brad Pitt sqaron deklaratën e bujshme

brad-pitt-1

Legjenda e Hollywood nuk po shkon askund ende.

Pasi deklaroi në një artikull të revistës ‘GQ’ të numrit të qershorit 2022 se e konsideron veten në ditët e fundit të karrierës së tij, Brad Pitt i dha fund çdo thashethemi për daljen në pension në një intervistë për E!NEWS.

Më vjen shumë keq që e thashë këtë,” i tha ai ‘Daily Pop’ përpara se të shpjegonte komentet e tij, duke thënë, “Unë thjesht e shoh si diçka me periudha që vjen nga fëmijëria te mosha e re, mosha e mesme dhe pleqëria. Kur kapërceni moshën e mesme rruga është paksa e tatëpjetë. Dhe unë thjesht po thosha se e kam kaluar atë fazë.”

“Unë e konsideroj veten në këmbën time të fundit ( në përfundim të karrierës)” tha aktori në kopertinën e GQ, ndërsa reflekton se çfarë dëshiron të bëjë me fazat e fundit të karrierës së tij jashtëzakonisht të suksesshme. Pitt shpjegoi se ai po përpiqet të mendojë me kujdes për atë që ka përpara në fazat e fundit të karrierës së tij:

“Unë e konsideroj veten në fazën time të fundit, këtë semestër apo tremujor të fundit. Cili do të jetë ky seksion? Dhe si dua ta dizajnoj atë?”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by British GQ (@britishgq)

Por 58-vjeçari nuk do të ndalet së shpejti, pasi ai luan në filmin e ri aksion ‘Bullet Train’, që pati premierën më 1 gusht. Pitt luan atentatorin Ladybug, i cili zbulon se nuk është i vetmi person në trenin e filmit në kërkim të një çantë misterioze. Në mesin e kastit të mbushur me yje – i cili përfshin Aaron Taylor-Johnson, Brian Tyree Henry dhe Logan Lerman – është shoqja e Pitt, Sandra Bullock, e cila luan shefen e personazhit të tij, Maria Beetle.

Ajo do të heqë dorë nga gjithçka për të më ardhur në ndihmë,” tha Pitt për shoqen e tij në premierën e filmit. Pasi luajti një rol të vogël në filmin e saj të fundit “The lost city” në fillim të këtij viti, aktori tha se ishte kënaqësi të luante në filmin e saj. “Dhe tani, pushim, unë do të bëj vetëm filma me Sandy Bullock,” tha ai me shaka. “Ju e keni dëgjuar këtu.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×