
Cesk Fabregas ka nisur një etapë të re të karrierës së tij duke firmosur për Komon në Serinë B. Por vëmendjen po aq sa mesfushori spanjoll në mediat italiane e ka marrë Maria, vajza e tij.
E lindur nga martesë e mëparshme e bashkëshortes së Fabregas, Daniela Siman, Maria shoqëron kudo çiftin në aventurat e futbollistit në karrierën e tij.
Shumë e famshme në rrjetet sociale, 22-vjeçarja është bërë e njohur në vendet ku ka luajtur Fabregas dhe tashmë duket se e ka radhën edhe Italia të çmendet pas saj.