Frikë për tapetin e “Stade de France”, shtrimi i tij përfundoi vetëm të enjten

Një rishtrim i fundit i tapetit të fushës së “Stade de France” përpara finales Liverpul-Real ka ngritur shqetësime në lidhje me gjendjen e terrenit për ndeshjen e sotme. Në shkurt, UEFA konfirmoi se finalja 2020-’21 do të zhvendosej nga Shën Pjetërburgu drejt Parisit pas nisjes së luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Stade de France

Si rezultat, organizatorët nxituan ta përgatisin fushën për finalen e 28 majit në kohë rekord, duke qenë se aty ka pasur disa aktivitete kohët e fundit si koncerte të ndryshme të shtyra prej pandemisë. “Telegraph” zbuloi se procesi i shtrirjes së tapetit të ri përfundoi vetëm në orën 1 të mëngjesit të së enjtes. Plani fillestar ishte që fusha të ishte gati në kohë për ndeshjen e Francës në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës më 3 qershor.

Por ndryshimi i destinacionit të finales nga UEFA do të thotë se ata kishin një javë më pak kohë sesa axhenda për të përgatitur terrenin për ndeshjen më të rëndësishme të vitit. “Ne ishim gati ta shtronim tapetin në 4-5 ditë”, tregon Benua Lavale, shefi i “iTurf Management” i cili kujdeset për stadiumet franceze. “Por me finalen e Champions-it duhet ta bënim brenda 48 orëve”. 24 kamionë frigoriferikë udhëtuan nga Spanja të dielën me 500 rulonë bari.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×